Zyrtare: Drita transferon një mesfushor, kishte luajtur në Slloveni dhe Spanjë

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita ka bërë një “goditje” gjatë afatit kalimtar dimëror.
Te skuadra nga Anamorava është trasnferuar lojtari, Derrick Bonsu, shkruan Indeksonline
“Bonsu do të jetë një opcion shtesë për klubin dhe i urojmë mirëseardhje në familjen tonë bardhë e kaltër”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi

Bonsu luan në pozitën e mesfushorit defansiv dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.
Ai vjen nga kampionati sllovak ku më parë ka luajtur për ekipet si Pohronie dhe Pdbrezova./Indeksonline/