Zyrtare: Përforcohet Atletico Madrid (FOTO)
Atletico Madrid e ka transferuar Kevin Gameiro nga Sevilla. Ekipi i Diego Simeones ka nënshkruar katër-vjeçare me futbollistin.
Ekipi nga Vicente Calderon ka shpenzuar rreth 41 milion euro për sulmuesin francez, përcjell Express.
29-vjeçari ka qenë një figurë e rëndësishme për Sevilla, pas transferimit nga Paris Saint-Germain në vitin 2013, duke ndihmuar ekipin të fitoj tre Europa League me 67 gola të shënuar në tre sezone.