Lexues të vëmendshëm në tablonë e mëposhtme që ka përgatitur LSH, janë shënuar 20 premtimet e qeramanëve nga VREDI që nuk u bënë realitet as pas dy vitesh bashkëqeverisje me komitët në bordellon qeveritare.
Kjo është pasqyra e vredistëve që edhe pas dy vitesh në pushtet, nuk ka asnjë nga këto pika që u mburrën para se të bëheshin pjesë e qeverisë së kooalicionit kur i premtuan shqiptarëve se ndryshimi do vinte me ta.
Dy vjet më pas rruga europiane është bllokuar nga kryekomiti Micko në emër të mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit kombëtar maqedon!
Po identitetin shqiptar ku e kanë lënë këta hyzmeqarët e komitëve?
Pasi komitët po mbrojtkan identitetin maqedon nga kërcënimi bullgar, pse qullashët tanë qëndrojnë në atë qeveri që vazhdon të bllokoj rrugën europiane por përkundrazi, ka sjellur botën serbe si alternativë Beogradin dhe jo Brukselin?
Tashmë qullashët e VREDI-t pas dy vitesh si shfslerka të Mickos nuk e përmendin më ndryshimet kushtetuese, pasi kanë frikë nga kryekomiti se mos i nxjerr për veshi shfalerkat e tij në rrugë të madhe si të përdala.
Ku është shlyerja e nofkes së turpit si 20% nga kushtetuta?
Po me gjithë këto dështime vredistët as nuk skuqen as nuk nxihen nga turpi, ata tashmë e kanë ngrënë turpin me bukë, një gotë verë nuk i shkon atyre se janë gjasme fetarë, por shlivovicat i pinë fshehur se ia do shpirti!
Ky ishte mashtrimi i madh se me VREDI-n do të vinte ndryshimi, që në të vërtetë ndryshimi ndodhi jo për së mbari por së prapthi, ku gjuha shqipe po vazhdon të mohohet, shqiptarët po diskriminohen ndërsa VREDI shëllohet në bordellon qeveritare sikur të mos ketë ndodhur gjë.
Ky pra ishte ndryshimi që do sillte VREDI, ku propagandua me aq publicitet të madh, ku për fatin tonë të keq ishte krijuar dega e VMRO-së në shqip VLEN, por që pas dy vitesh u bindëm që s’VLEN më asnjë metelik.
Medai Shaholli

