Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar komandant Tahir Sinanin, në 25-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Sinani dha jetën që shqiptari të jetojë i lirë.
“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë të frontit, sypatrembur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit!”, ka shkruari ai.



