3.000 denarë për të rinjtë deri në 23 vjeç në Maqedoninë e Veriut, por ja si janë kushtet?

Maqedonia e Veriut ka vazhduar me masën “shtesa rinore”, sipas së cilës personat e rinj të punësuar deri në moshën 23-vjeçare do të marrin nga 3.000 denarë në muaj si mbështetje financiare, me qëllim të nxitjes së punësimit në sektorin e prodhimit.

Kjo masë vlen për të rinjtë që janë tashmë të punësuar ose që do të krijojnë marrëdhënie pune në kompani me veprimtari prodhuese, ndërsa kusht është që të kenë të kryer të paktën arsimin e mesëm, përcjell INA.

Reklame

Sipas institucioneve kompetente, qëllimi është i dyfishtë – rritja e interesit për profesione profesionale dhe prodhuese, si dhe përmirësimi i standardit të të rinjve që hyjnë herët në tregun e punës.

Nga Qeveria ritkësojnë se kjo masë tashmë përfshin mijëra të rinj në vit dhe se do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, si pjesë e politikave më të gjera për mbajtjen e të rinjve në vend dhe reduktimin e mungesës së fuqisë punëtore në industri.(INA)

By admin7