3 personat që humbën jetën në Slloveni, janë nga komuna “Qendër Zhupa”

Një person i rritur dhe dy fëmijë humbën jetën në aksidentin në autostradën A1 pranë Unecit në Slloveni. Kryetari i Komunës së Qendrës Zhupa thotë se familja e ka origjinën nga Zhitineni, ndërsa jetonte në Ravenë.

Tre shtetasit maqedonas që humbën jetën në aksidentin e rëndë trafiku në Slloveni janë nga fshati Zhitineni, Komuna e Qendrës Zhupa. Familja jetonte në Ravenë, Itali.

Mes viktimave janë dy fëmijë dhe një person i rritur. Në automjet ndodheshin prindërit e fëmijëve dhe gjyshja e tyre, nëna e shoferit, ka deklaruar kryetari i Komunës së Qendrës Zhupa, Arijan Ibrahim.

– Nuk kam fjalë me të cilat mund ta shpreh dhimbjen për këtë tragjedi të tmerrshme që tronditi banorët e komunës sonë. Familja është me origjinë nga fshati Zhitineni, ndërsa jeton në Ravenë, Itali. Lutemi për shërimin e dy personave të tjerë të lënduar – deklaroi Ibraimi për MIA-n.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme më herët njoftoi se në aksident kishin humbur jetën tre shtetas maqedonas dhe se policia e Koperit e kishte informuar ambasadën maqedonase në Lubjanë se bëhej fjalë për një person madhor dhe dy persona të mitur.

Aksidenti i rëndë i trafikut ndodhi në autostradën A1, pranë Unecit në Slloveni. Edhe dy persona të tjerë, shtetas maqedonas, u plagosën.

By admin7