58 të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor, tetë kanë vdekur

Deri më 8 shtator, në vend janë regjistruar 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, prej të cilave 54 janë konfirmuar, ndërsa katër konsiderohen raste të mundshme. Deri tani kanë humbur jetën tetë persona, thuhet në raportin më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

Gjatë javës së kaluar (2–8 shtator 2026), janë raportuar dy raste të reja, një nga Shkupi dhe një nga Shën Nikolla. Janë regjistruar edhe dy raste të reja me përfundim fatal, të dyja nga Shkupi.

Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi dhe janë meshkuj. Mosha mesatare e të vdekurve është 71,9 vjeç. Të gjithë ishin të hospitalizuar, ndërsa shtatë prej tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Nga gjithsej 58 personat e prekur, 46 janë meshkuj dhe 12 janë femra.