Më 21 shtator 2026, rreth orës 23:15, në Stacionin Policor në Gostivar, J.A. (45) nga fshati Raven ka raportuar se bashkëshorti i saj, A.A. (60), rreth orës 07:00 ishte larguar për në punë në Gostivar, por nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për gjetjen e tij, më 22 shtator, rreth orës 00:20, A.A. është gjetur i pajetë në stadiumin e futbollit në fshatin Raven. Në afërsi të tij është gjetur edhe një sharrë motorike.
Vdekjen e ka konstatuar mjek nga Qendra Urgjente në Gostivar. Në vendngjarje kanë kryer këqyrje prokurori publik, mjek i mjekësisë ligjore, ekip hetimor i DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Gostivar.
Por gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendngjarje, rreth orës 01:50, një zyrtar policor ka rënë në një pusetë betoni të hapur dhe të pashënuar, me thellësi rreth 1.5 metra.
Polici ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.
Rrethanat e vdekjes së 60-vjeçarit dhe incidentit me policin janë duke u hetuar.



