Vrasja e Rexhë Brahimajt në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë lidhur me vrasjen e së martës në Gjakovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet për veprat penale vrasje dhe pjesëmarrja në rrahje.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“VRASJA/PJESËMARRJA NË RRAHJE – Gjakovë 05.05.2026 – 02:20. Pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Një i dyshuar tjetër për rastin është dorëzuar në Polici të martën.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, njoftoi Policia.

By admin7