Basha arsyetohet për Deklaratën e Pavarësisë: Nuk është hedhur por jemi në proces të bartjes, ministri nuk merret me këtë

Ministri në detyrë, Dimal Basha ka thënë aktualisht janë në proces të bartjes në një objekt të ri, duke u arsyetuar për Deklaratën e Pavarësisë e cila në një fotografi të publikuar së fundi, u pa pas mobileve.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se me këtë proces nuk merret ministri.

Reklame

“Pjesë e inventarit dhe e materialeve të bartura është edhe Deklarata e Pavarësisë, e cila “nuk është hudh”, siç është raportuar padrejtësisht dhe me tendencë në shumë portale, por është sjell në zyrë nga objekti i vjetër dhe po pret derisa zyrtarët e logjistikës ta varin në mur.

Ftojmë opinionin publik të mos bjerë pre e interpretimeve tendencioze dhe theksojmë se ministria vazhdon t’u shërbejë qytetarëve me nder, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë ndaj interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

By admin7