Sipas të dhënave më të fundit nga LAMM, trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe pa vonesa të theksuara.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, veçanërisht në segmentet ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet në akset: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë, ku terreni malor dhe luginat mund të paraqesin rrezik shtesë për qarkullimin.


