Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se ka dhuruar rreth 5 mijë paund (5700 euro) për banorët e një lagjeje në Palermo, pas reagimeve të shkaktuara nga organizimi i festimeve të dasmës së saj me aktorin Callum Turner.
Sipas The Sun, disa hapësira publike në qytetin italian u rezervuan për aktivitetet festive të çiftit, duke sjellë kufizime të përkohshme në qarkullim dhe parkim për banorët e zonës.
Pakënaqësia e disa qytetarëve u shfaq edhe përmes posterëve protestues të vendosur në afërsi të vendeve ku po zhvilloheshin festimet. Në to shkruheshin mesazhe që kundërshtonin përdorimin e shesheve publike për ngjarje private. Më vonë, posterët u larguan nga autoritetet lokale.
Për të treguar mirënjohje ndaj komunitetit dhe për të zbutur pakënaqësitë e krijuara, Dua Lipa thuhet se ka kontribuar me rreth 5 mijë paund për banorët e zonës.
Festimet e dasmës së artistes janë mbajtur në Siçiqi dhe kanë mbledhur shumë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe showbizit.
Lipa dhe Turner u kurorëzuan në Londër më 31 maj.

