Një tjetër përplasje verbale është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku kësaj radhe në qendër të diskutimit kanë qenë Bejta dhe Vjollca.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Bejta ka akuzuar Vjollcën se ndjen xhelozi ndaj vajzave të tjera në shtëpi, duke pretenduar se ajo nuk i sheh me sy të mirë banoret.
Megjithatë, Vjollca nuk është pajtuar me këtë vlerësim, duke i mohuar pretendimet e tij dhe duke vënë në pikëpyetje arsyen se përse do të duhej të ishte xheloze.
Diskutimi ka nxitur reagime edhe nga banorët e tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë situatë.
Një pjesë e mirë e tyre kanë dalë në mbështetje të Vjollcës, duke mos u pajtuar me akuzat e Bejtës.
Nga ana tjetër, Vjollca ka vazhduar të mbrojë qëndrimin e saj, duke lënë të kuptohet se nuk ka arsye të ndihet xheloze ndaj askujt në shtëpi.
Kjo është një tjetër prej situatave që po shoqërojnë dinamikat dhe raportet mes banorëve në këtë edicion të pestë të reality shout.



