Një lajm i rëndë dhe thellësisht pikëllues ka tronditur Kabashin dhe më gjerë. Humbja tragjike e jetës së një të riu ka lënë në dhimbje familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.
Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të të riut nga familja Deliu. Në këto momente të vështira, shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me familjen e prekur nga kjo humbje e rëndë.
“Lutemi që Zoti t’ju japë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi për të riun do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.”
Ngushëllimet më të sinqerta i drejtohen familjes Deliu, të afërmve dhe gjithë farefisit.

