Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara më 6 tetor në Kuvendin e Kosovës.
I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani ka theksuar se Kosovës, si shtet sovran, nuk mund t’i mohohet e drejta për të rishikuar sistemin e saj gjyqësor.
“Nuk mundet në mënyrë të parevokueshme Kosova mos me e lejuar me e rishikuar pushtetin e vet gjyqësor, s’ka asnjë logjikë”, është shprehur Hasani.
Deklarata e tij rikthen në vëmendje debatin mbi sovranitetin shtetëror, kompetencat kushtetuese dhe raportin e Kosovës me Dhomat e Specializuara.



