Këta janë lojtarët që lihen jashtë nga Foda për ndeshjen ndaj Austrisë

Kosova sot luan ndeshjen e katërt në “Nations League”.

Në Prishtinë do të presim Austrinë, ku synojmë që të hakmerremi për humbjen 3-1 në Vjenë.

Ndërsa sot është bërë e ditur 3-shja e lojtarëve që janë lënë jashtë nga Foda, dhe ata janë Milot Avdyli, Dion Kaçuri dhe Muharrem Jashari.

Kujtojmë se ndeshja do të luhet sonte në “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 18:00./IndeksOnline/