Surprizë në “BBVK”, këngëtarja e famshme sonte hyn në shtëpi

Këngëtarja shqiptare, Arta Bajrami, do të jetë sonte pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Ajo do të mbajë një koncert për banorët e shtëpisë, duke sjellë disa nga këngët e saj të njohura.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është publikuar posteri që paralajmëron pjesëmarrjen e saj.

Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet sonte, duke filluar nga ora 22:00.

Kjo do të jetë një mundësi për banorët që të kalojnë një mbrëmje ndryshe nga rutina e tyre e përditshme brenda shtëpisë.