“Vajza e tij më tha, veç naj prish rendin…”, vëllai i Jakup Krasniqit i mërzitur, s’i lejohet vizita

Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kreut të UÇK-së që sot po qëndron në vizitë në Kosovë, iu është mohuar vizita te familjari i tij.

Para mediave, ai tregoi se çfarë iu tha atij, duke e pamundësuar një takim me vëllain, Jakupin, raporton IndeksOnline.

“Vajza e tij më tregoi, bac mos na e prishni renin neve se na e ndalin vizitën, jo i thash me e prish unë nuk po du. Me ndreq diçka se për me prish, e prisht është boll”, u shpreh ai.

Pos tjerash, ai tregoi se gjendja e bashkëshortes së Jakup Krasniqit nuk është dhe aq e mirë.

“Ligësht, ka qenë në Turqi, analiza i ka dalë keq”, u shpreh ai.