Pamje që prekin zemrat: Momenti kur Jakup Krasniqi takohet me familjen

Një moment i veçantë dhe tejet emocional është shënuar gjatë takimit të ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqit me familjarët e tij, pas vizitës së realizuar sot nga Haga në Kosovë.

Pas një kohe larg familjes, Krasniqi ka pasur mundësinë të përqafojë dhe të qëndrojë pranë më të dashurve të tij.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka thënë për IndeksOnline se vizita e Krasniqit ka të bëjë me shkaqe humanitare, sakaq u lejua nga trupi gjykues duke u bazuar mbi ligjet ndërkombëtare.

I pyetur se për sa ditë i është dhënë leja për qëndrim Krasniqit, Doyle tha:

“Ndoshta më vonë – siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pasi të jenë kryer vizitat – do të bëhen publike më shumë informacione, përfshirë ato në dokumentet gjyqësore. Për momentin, nuk jam në gjendje të jap detaje të tilla operative. Siç e përmenda, informacione të tilla zakonisht bëhen publike më vonë. Nuk mund të jap më shumë informacione; mund të them vetëm se bëhet fjalë për arsye të forta humanitare” tha Doyle. /IndeksOnline