Vizita në Kosovë e Jakup Krasniqit: “Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai i tij

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është përlotur teksa ka folur për vëllain e tij, i cili ka ardhur në Kosovë nga Haga për vizitë familjare, njofton Klankosova.tv.

I pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami nëse ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe nëse kishte arritur ta takonte, Daut Krasniqi u përgjigj shkurt: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”.