Këngëtarja e njohur Baby G po shijon një nga momentet më të bukura të jetës, pasi së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Artistja ka kryer së fundmi një tjetër kontroll me ultrazë, për të parë nga afër zhvillimin e foshnjës dhe për të dëgjuar rrahjet e zemrës së saj.
Momentet e veçanta ajo ka zgjedhur t’i ndajë edhe me ndjekësit në Instagram, përmes disa fotografive të publikuara në Story.
Në njërën prej tyre, ku shfaqet pamja e ekografisë, Baby G ka shprehur gjithë lumturinë e saj me fjalët “Lumturia ime”, duke shtuar edhe një zemër të bardhë.
Ndërkohë, në fotografinë tjetër, ku duket më qartë profili i bebit, këngëtarja nuk ka munguar të bëjë edhe një koment plot humor.
“Po i mbledh buzët hahaha. Definitivisht e ka marrë hundën time”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se tashmë po përpiqet të dallojë tiparet që vogëlushi ka trashëguar prej saj.
Kujtojmë se Baby G e bëri publike shtatzëninë më 15 tetor, përmes një seti fotografik të realizuar buzë detit, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur.
Tashmë, këngëtarja dhe partneri i saj, Desart Taku, po numërojnë ditët deri në ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.



