Nichi i bën një kërkesë të veçantë Vjollca Haxhiut: “Të bëjmë një duet bashkë”, Anjeza mbetet pjesë e debatit

Një moment interesant ka ndodhur gjatë debatit mes Nichit dhe Anjezës, ku në fokus ka qenë edhe këngëtarja Vjollca Haxhiu.

Gjatë diskutimit, Nichi ka treguar se Vjollcën e sheh si nënë, duke shprehur respektin dhe vlerësimin e madh që ka për të, shkruan Indeksonline.

Madje, ai ka shkuar edhe një hap më tej, duke i kërkuar Vjollcës që të realizojnë një duet së bashku.

Kjo kërkesë ka sjellë një moment interesant gjatë bisedës, duke e kthyer debatin në një diskutim edhe për muzikën dhe bashkëpunimet e mundshme.