Verstappen rikthehet në podium, fiton çmimin e madh të Bahreinit

Garuesi holandez, Max Verstappen ka fituar garën e radhës në Formula 1.

Holandezi kështu rikthehet në podium në garën e madhe të Bahreinit, por që u zhvillua në Sepang të Malajzisë për shkak të situatës së rënduar politike atje.

Gara u zhvillua në 55 xhiro, pas një starti të shtyrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Piloti i Red Bull-it e nisi nga pole position, por starti nuk ishte ideal. Mercedesët e Kimi Antonellit dhe George Russellit e kaluan menjëherë Verstappenin, me Antonellin që mori kryesimin. Megjithatë, holandezi reagoi shpejt dhe riktheu vendin e parë pas betejës me Russellin.

Ai la pas në garë Kimi Antonellin në vend të dytë dhe Lewis Hamiltonin në vend të tretë./IndeksOnline/