Sylë Daka është 59-vjeçari që u vra me armë zjarri në Suharekë, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.
I dyshuari për këtë vrasje të rëndë është Rrahman Hoti, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton IndeksOnline.
Sipas Prokurorisë, bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës duke e privuar nga jeta në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.



