Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Gjilan, disa persona të lënduar

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në magjsitralen Prishtinë-Gjilan.

Sipas pamjeve të publikuara në media, shihen dëme të konsiderueshme materiale, derisa raportohet edhe për disa persona të lënduar.

Në pamje shihet edhe një veturë e cila ka përfunduar poshtë rrugës.