„Boll më“, Ukraina lodhet nga lufta? Tirrje bis zum zweiten Mal mit Rusinë

Thirrjet për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave me Rusinë po nxisin debate në Ukrainë.

Disa politikanë kërkojnë nisjen e bisedimeve të paqes, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se lëshimet ndaj Moskës mund të rrezikojnë sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

Deputeti Oleksij Honçarenko ka propozuar negociata për çështje si neutraliteti i Ukrainës, anëtarësimi në NATO, sanksionet dhe statusi i Donbasit.

Edhe Danilo Hetmancev, nga partia në pushtet, ka kërkuar që negociatat të bëhen përparësi, ndërsa kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terehov, thekson se çdo marrëveshje duhet të shoqërohet me garanci konkrete sigurie.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi duke bërë thirrje për ruajtjen e unitetit kombëtar dhe duke paralajmëruar kundër lëshimeve që mund të dobësojnë Ukrainën.

Sipas politologëve ukrainas, këto deklarata mund të lidhen me lodhjen e popullsisë nga lufta, pritshmëritë për një dimër të vështirë dhe përpjekjet e disa politikanëve për të fituar mbështetje përpara zgjedhjeve të ardhshme. Ato mund të shërbejnë gjithashtu për të testuar reagimin e publikut ndaj kompromiseve të mundshme me Rusinë.

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev, 75 për qind e ukrainasve mbështesin negociatat me Rusinë, ndërsa vetëm 21 për qind janë kundër.

Megjithatë, mbështetja për negociatat nuk do të thotë domosdoshmërisht se ukrainasit janë të gatshëm të pranojnë kushtet e Rusisë. Sfida kryesore mbetet arritja e një marrëveshjeje që ndalon luftimet pa cenuar sovranitetin dhe të ardhmen e vendit.

Antoneta Sevdari rikthehet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme