Nga e hëna, sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e Ohrit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit të MPB-së, pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të aktivizohen në linjat rrugore që përfshihen në këtë rajon.
Me vënien në funksion të sistemit synohet të mundësohet kontroll më i shtuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, evidentimi në kohë i kundërvajtjeve rrugore, rritja e disiplinës së shoferëve dhe përmirësimi i sigurisë në komunikacion.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, duke theksuar se sjellja e përgjegjshme e secilit pjesëmarrës është e rëndësishme për rritjen e sigurisë në rrugë./Alsat.mk.



