Ivana Knoll zbulon se cili futbollist e ka impresionuar: “Ai është vërtet i veçantë”

Nga lojërat e Kupës së Botës deri te takimet me yjet më të mëdhenj të futbollit, Ivana Knoll e di se si janë lojtarët jashtë fushës.

Në një intervistë me mediat e huaja, ajo zbuloi se kush e ka impresionuar më shumë si person dhe cilët futbollistë i pëlqen t’i ndjekë më shumë gjatë turneut, transmeton Indeksonline.

Kur u pyet se cilët janë lojtarët e saj të preferuar në këtë Kupë Bote dhe ndeshjet e të cilëve i pëlqen t’i ndjekë më shumë, Ivana veçoi një emër të madh.

“Sinqerisht, nga të gjithë lojtarët që kam takuar, i vetmi që më pëlqen veçanërisht si person është Erling Haaland,” tha ajo.

Ajo shtoi se është takuar me disa lojtarë të famshëm futbolli gjatë viteve dhe mban marrëdhënie miqësore me disa prej tyre.

“E njoh Viniciusin, e kam takuar Haalandin, e njoh Rafael Leãon. Janë të gjithë djem shumë të mirë dhe nuk mund të them asgjë të keqe për ta”, tha ajo.

 

Megjithatë, kur bëhet fjalë për përshtypjet personale, sulmuesi norvegjez la gjurmën më të fortë.

“Më bëri shumë përshtypje Haaland dhe miqtë e tij. Mendoj se janë njerëz vërtet të mirë”, përfundoi Ivana.

By admin4