Një nxënës 8-vjeçar ka shkaktuar alarm në një shkollë fillore në Selzach, në kantonin Solothurn, pasi ka sjellë me vete një armë zjarri.
Sapo stafi i shkollës ka vërejtur armën, është njoftuar menjëherë policia, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje dhe e ka konfiskuar armën. Fatmirësisht, ajo rezultoi të ishte pa municion.
Policia kantonale e Solothurnit ka bërë të ditur se rasti është referuar në Prokurorinë e të Miturve për shkak të dyshimeve për shkelje të ligjit mbi armët.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se si dhe ku e kishte siguruar armën fëmija.
Raste të tilla janë shumë të rralla në Zvicër, ku sjellja e armëve në shkolla konsiderohet një incident jashtëzakonisht i pazakontë. /Albinfo

