Ky është 33 vjeçari që ndërroi jetë pasi ra nga lartësia në Dobrosht

Dobroshti në zi – ndahet tragjikisht nga jeta i riu Qëndrim

Dobroshti është zgjuar sot në një atmosferë zie dhe dhimbjeje pas lajmit tronditës për ndarjen tragjike nga jeta të të riut, Qëndrim.
Largimi i tij ka prekur thellë familjen, miqtë, shokët dhe gjithë banorët e fshatit, të cilët e kujtojnë si një djalë të urtë, mik besnik dhe njeri me zemër të madhe.

Me këtë rast, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit. Lutemi që Zoti ta mëshirojë Qëndrimin, ta shpërblejë me Xhenetin dhe familjes, të afërmve e miqve t’u japë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Sot, Dobroshti nuk humbi vetëm një djalë të ri, por humbi një shok, një mik dhe një njeri të dashur për të gjithë.

U prehsh në paqe, Qëndrim. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

By admin7