Pas tragjedisë nga dy tërmetet që goditën Venezuelën, përveç operacioneve të shpëtimit është hapur edhe një debat i madh në rrjetet sociale mbi cilësinë e ndërtesave të shembura.
Pamjet e blloqeve të bardha të dukshme mes rrënojave kanë bërë që shumë përdorues të pretendojnë se disa pallate ishin ndërtuar me polisterol të zgjeruar (EPS), duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e tyre ndaj tërmeteve.
Megjithatë, ekspertët sqarojnë se deri më tani nuk ka asnjë provë zyrtare që ndërtesat janë shembur për shkak të përdorimit të këtij materiali. Hetimet teknike vazhdojnë dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar se ndonjë objekt është ndërtuar në mënyrë të parregullt me polisterol si material mbajtës.

