PhD candidat: Gzim Rushiti
Aktivitetet hibride të Rusisë dhe ndikimi keqdashës të cilin ajo e ushtron në rajonin e Ballkanit
Perëndimor më mirë dhe më qartë nga të gjitha shtetet e tjera të këtij rajoni, ndoshta mund të
shihet dhe pasqyrohet në Mal të Zi.
Ndikimi dhe aktivietet ruse në Mal të Zi kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë një zhvillim
kronologjik të pandërprerë. Mirëpo kohëve të fundit ndikimi rus në Mal të Zi është rritur si
rezultat i rritjes së aktiviteteve dhe ndikimit rus në Mal të Zi, si në aspektin politik, ekonomik
dhe sidomos si pasojë e rritjes së ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe në këtë shtet në vitet e
fundit.
Fillimisht Fedrata e Rusisë e kishte përkrahur pavarësinë e Malit Zi dhe ndarjen e tij nga
bashkimi me Serbinë, sepse Rusia arrinte që në mënyra korruptive të përfitojë nga turizmi i Malit
të Zi. Mirëpo kur ky shtet i Ballkanit Perëndimor pas shpalljes së pavarësisë së tij, filloi që të
afrohet me NATO –n dhe synonte që të anëtarësohet në NATO dhe në BE, atëherë Rusia filloi që
të ushrtojë në Mal të Zi aktivitetet e saj hibride dhe ndikimin e saj keqdashës me qëllim që të
ndikojë në ndryshimin e orientimit strategjik të Podgoricës për tu bërë pjesë e strukturave
euroatlantike dhe ti ofrojë asaj një alternativë tjetër integruese, të projektuar dhe ofruar nga
Moska.
Prej momentit kur u realizua përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi në tetor të vitit 2016 e cila
përpjekje origjinën e saj e kishte nga Kremlini e deri më sot ky shtet i Ballkanit Perëndimor ka
qenë dhe vazhdon të jetë objektiv i më tepër aktiviteteve të cilat synim të tyre e kanë që të
ndikojnë në orientimin politik dhe strategjik të Podgoricës zyrtare i cili orientim synon
anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian pasi që ky shtet tani më arriti që të bëhet
anëtar i NATO –s.
Ndikimi keqdashës dhe aktivitetet hibride të Rusisë në Mal të Zi realizohen në disa drejtime
duke përfshirë këtu ndikimin politik, ndikimi informativ ku bëjnë pjesë disinformimi dhe lajmet
e rreme, ndikimi ekonomik, ndikimi fetar etj.
Rusia arrinë që të ushtrojë ndikimin e saj në Mal të Zi në aspektin politik nëpërmjet forcave
politike pro-suse dhe atyre pro-serbe të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre politik në Mal të Zi.
Gjithashtu Rusia për një peirudhë më të gjatë kohore po i përdor disinformatat dhe lajmet e
rreme në Mal të Zi për të larguar Podgoricën nga orientimi i saj euroatlantik dhe për të aaritur që
ta orientojë atë drejt ndikimit të Rusisë.
Sipas përfaqësuesve të ambasadës amerikanë në Mal të Zi, disa media të cilat veprojnë në
tregun mediatik malazez, janë burime disinformimi, manipulimi dhe janë të lidhura me qeverinë
ruse. Ndër mediat më aktive të cilat shpërndajnë disinformata dhe lajme të rreme në Mal të Zi në
favor të Rusisë janë “Sputnik” dhe portalet në internet si “IN4S” dhe “Borba”.
Opininioni i gjerë në Mal të Zi janë shumë të ndjeshëm ndaj disinformatave dhe lajmeve të
rreme të cilat shpënrdahen nga ana e mediave dhe fushatat më lajme të rrme të ndërrmara nga
këto media kanë për qëllim të joshin publikun dhe të krijojnë probleme dhe turbulence në
shoqërinë malazeze.
Qëllimi kryesor i shpërndarjes së disinformatave dhe lajmeve të rreme në Mal të Zi nga ana e
mediave të cilat janë të idhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Rusinë është që të krijohet një
klimë anti NATO dhe anti Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Por një e mirë dhe avantazh për
Malin e Zi në ballafaqimin e tij me lajmet e rreme dhe disinformatat të cilat burojnë nga Moska,
është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar dhe po e përkrahin Malin e Zi në nisma
të cilat e mbështesin përpjekjet e këtij shteti për të luftuar lajmet e rreme dhe disinformimin.
Ndikimi ekonomik dhe investimet ekonomike ruse në Mal të Zi janë një dukuri e cila në këtë
shtet ka një histori të gjatë dhe vazhdon që të zhvillohet edhe sot e kësaaj dite. Edhe përkundër
asaj se qeveria e Malit të Zi i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të krizës ukrzinase,
qytetarët rus ende vijnë në Mal të Zi dhe gjejnë mënyra se si të sjellin dhe të investojnë kapitalin
e tyre aty. Siaps analistëve nga Mali i Zi, ndikimi i ekonomisë ruse në ekonominë e Malit të Zi
ka qenë dhe vazhdon që të jetë i madh në këtë shtet si para pavarësisë së tij, ashtu edhe pas
pavarësisë së tij.
Dallimi ndërmjet investimeve të realizuara në të kaluarën në Mal të Zi nga ana e Rusisë dhe
invesitmeve të cilat ajo i realizon kohët e fundit në këtë shtet, është se në të kaluarën investimet
janë bërë nga ana e kompanive të mëdha ruse ndërsa kohëve të fundit investimet në Mal të Zit ë
cilat vijnë nga Rusia bëhen nga ana e individëve, të cilët e shohin Malin e Zi si një vend ku mund
të blejnë pasuri të patundshme.
Kisha Ortodokse Ruse ka luajtur historikisht në të kaluarën dhe vazhdon akoma edhe në të
tashmen që të lauj një rol shumë të rrëndësishëm në përhapjen e ndikimit të fuqisë së butë ruse
nëpër botë në përgjithësi dhe një funksion të tillë ajo e ka ushtruar dhe vazhdon që ta ushtrojë
edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantë dhe me një suskse edhe më të
madh Kisha Ortodokse Ruse ndikimin e saj e ushtron sidomos në Mal të Zi. Një nga instrumentet
të cilat i përdor Kisha Ortodokse Ruse për të rritur ndikimin e saj tek popujt e Ballkanit
Perëndimor të cilët i përkasin besimit fetar ortodos dhe në Mal të Zi në veçanti është shpërndarja
e lajmeve se Perëndimi dëshiron që ti shkatërojë vlerat tradicionale. Prandaj Kisha Ortodokse
Ruse po e paraqet veten si mbrojtëse e Krishterimit dhe Ortodoksisë duke e shfrytëzuar këtë si
një instrument për lidhjen e shoqërive të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe të Malit të Zi në
veçanti me Rusinë si një “nënë e cila i ruan dhe kujdeset për vlerat tradicionale”, dhe e gjitha kjo
paraqet vetëm një nga aktivitetet e luftës hibride ruse për të arritur qëllimet e saja në Malin e Zi
dhe për të rritur ndikimin e saj në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor, i cili tani më është anëtar i
NATO –s dhe qëllim të tijin strategjik e ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian.


