Mes lotësh e përqafimesh, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia e tij për t’u kthyer në Hagë

Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë në ditën e katërt të vizitës.

Ai është përshëndetur me familjarët e tij mes lotësh e përqafimesh.

Djali i tij, deputeti Altin Krasniqi e ka pritur i fundit tek dera e shtëpisë për ta përshëndetur.

Gjithashtu familjarët e tjerë e kanë përshëndetur nga ballkoni, ku prej ditësh kanë pritur vetëm që ta shohin.