Dega e RDK-së në Vrapçisht do të udhëhiqet nga Zulhajrat Demiri

317
Në Kuvendin Zgjedhor të degës në Komunën e Vrapçishtit për kryetar të degës së RDK-së me unanimitet të plotë u rizgjodh magjistri i pedagogjisë z. Zulhajrat Demiri, ndërsa nënkryetarë u zgjodh Emir Durmishi. Në këtë kuvend zgjedhor të degës u zgjodhën edhe delegatët e Kongresit, ku bëhen përgatitjet e fundit për mbajtjen e kongresit partiak. Në këtë kuvend zgjedhor morri pjesë edhe Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili foli rreth aktualitetit politik në vend.
Në fjalimin e tij falënderues të pranishmëve iu drejtua kryetari i sapozgjedhur z. Demiri duke i falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë që sërrisht të udhëheq me degën e RDK-së në Komunën e Vrapçishtit. Kryetari i sapozgjedhur Demiri theksoi se ky besim i dhënë për së dyti më obligon edhe më shumë që të kujdesem fuqishëm për organizimin edhe më të madh politik në kuadër të RDK-së në Komunën e Vrapçishtit. Ai u zotua se këtë rol do ta kryej me sinqeritetin dhe nderin më të madh në dobi të kombit shqiptarë, dhe për këtë arsye, theksoi kryetari i sapozgjedhur i degës, kërkohet angazhim dhe mobilizim i jashtëzakonshëm i gjith njerëzve të vullnetit të mirë në kuadër të RDK-së.
Kuvendin zgjedhor e përshëndeti edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi, duke i uruar sukses kryetarit të sapozgjedhur të degës z. Demirit. Kryetari i RDK-së Memedi theksoi se vendi ndodhet para një stuhie të madhe dhe për këtë arsye kërkohet urtësi dhe mençuri veprimi me qëllim që kombi shqiptarë të jetë i përgatitur për sfidat e mëdha që e presin vendin dhe rajonin. Në këtë drejtim, bara bie mbi udhëheqësit e partive politike që të tregojnë urtësi veprimi sepse çdo veprim i përshpejtuar mund të shkaktojë pasoja të rënda në këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin në përgjithësi. Kryetari Memedi theksoi se udhëheqësia e RDK-së ka treguar pjekuri të lartë në këtë drejtim, me qëllim që në asnjë variant mos të dëmtohet procesi i çështjes kombëtare, pavarsisht sulmeve dhe kritikave naive të shumë dashakeqeve të këtij procesi. Sipas Memedit, zbulimi i së vërtetës të organizimit politik dhe shoqërorë do të vërtetojë rrugën e secilit prej nesh se kush ka ndihmuar apo penguar zhvillimin e çështjes kombëtare.
Comments