Ahmeti pranon dokumentin me propozime nga Zaevi

261

Ahmeti pranon dokumentin me propozime nga Zaevi

Dokument me propozime për një qeveri koalicioni, të cilën e ka kërkuar me shkrim si garanci Ali Ahmeti nga Zoran Zaev javën e kaluar, ka arritur sot deri te BDI, konfirmojnë burime partiake nga LSDM dhe BDI, transmeton Ilirianews.mk

Nga BDI refuzojnë të sqarojnë se çfarë ka në paketë përveç ligjit për gjuhën shqipe, të cilin e konfirmuan. Nga LSDM-ja, për televizionin shkurtimisht kanë thënë se dokumenti është një.

Negociatorët udhëheqës të LSDM-së dhe BDI-së, megjithatë, vazhdimisht takohen, kurse BDI thonë se në tavolinë bisedohet për BE-në, NATO-n, PSP, si dhe platformat zgjedhore të të dyja partive në zgjedhje.

Mësohet se në BDI është planifikuar seancë qendrore për propozimet e LSDM-së. Sipas portalit, në një pjesë të materialeve ka edhe ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Comments