Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë: Evakuohen qytetarët, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kanë pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë me dije se në vendngjarje janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin dhe verifikimin e informatës.

Në një prononcim për Periskopin, ai ka treguar se në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.

By admin7