Mbahet tryezë diskutimi për gazin amerikan, theksohet rëndësia e tij në sektorin energjetik

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezë diskutimi me temën: “Nga Debati për Politika te Hapat Praktikë: Qasja në LNG, Gatishmëria e Bizneseve dhe Siguria Energjetike e Kosovës”.

Në këtë tryezë u theksua rëndësia që ka gazi amerikan për Kosovën, dhe se ky i fundit nuk duhet të shihet si zëvendësim i burimeve të tjera të energjisë, por si mundësi shtesë për diversifikim, industrializim dhe rritje të sigurisë energjetike.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane tha se çështja për gazin amerikan është rikthyer në debat pas disa vitesh, duke kujtuar edhe zhvillimet e vitit 2021 e siç ka thënë Zeka se Qeveria e Kosovës kishte dhënë përgjigje negative lidhur me programin për zhvillimin e infrastrukturës së gazit të lëngshëm.

“Në shtatorin e vitit 2021, mediat raportonin për një përgjigje përfundimtare që qeveria i kishte dërguar qeverisë së SHBA-ve, që nuk kishte interes për të vazhduar me programin për zhvillimin e infrastrukturës së gazit të lëngshëm. Arsyetimet madje shkonin edhe në atë pikë që nuk po bëhej fjalë për gaz amerikan. Pesë vite më vonë, sërish përgjigja është jo, arsyetimet kësaj radhe janë të tjera. Qeveria kësaj radhe ka zgjedhur alternativa që janë më pak të kushtueshme dhe më fizibile për qytetarët e vendit. Po konsiderohet njëfarë luksi që të jemi në gjendje ti sjellim përfaqësuesit e institucioneve të vendit, nëpër tryeza të tilla dhe të debatojmë me ta”, tha Zeka.

Kurse, Laura Kryeziu, eksperte e energjisë tha se diskutimet për gazin amerikan janë të vonshme, pasi sipas saj kjo çështje është dashur të trajtohet para pesë viteve.

“Unë mendoj që këto diskutime janë të vonshme, mirëpo faleminderit Odës Amerikane se është dashtë këto diskutime t’i trajtojmë para pesë viteve edhe sa herë kemi humbur ndonjë shans të ndonjë projekti zhvillimor, si Kosovën e Re, por tash së fundmi edhe gasifikimin domethënë projektin e gasifikimit. Unë kam qenë koordinatore nacionale e zhvillimit të projektit të gasit domethënë në bashkëpunim me MCC-në, prej vitit 2019 në vitin 2021 domethënë kjo ka qenë një marrëveshje e nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për zhvillimin e projektit të gazit, por kanë qenë edhe dy komponentë të tjera, domethënë ka qenë edhe Battery Storagë të cilin e kemi tani por ka qenë edh ndihmesa në sistemin e transmisionit dhe zhvillimin e kapaciteteve tu e ditë që Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme në ndonjë sektor të ri, në aspektin e energjisë, tu e marrë parasysh që ne jemi një shtet që bazohet dikun 95% në gjenerim në linjit. Kështu që projekti gasit që përmendi Pleurati ka pasur qëllimine e diversifikimit kryesisht sepse jemi shtet se nuk është se dijmë se si është ky rrugëtimi jonë i dekarbonizimit, ne mendojmë nga 95% të kalojmë dhe të kapercejmë menjëherë në energji të ripërtritshme, por praktika e këtyre pesë gjashtë viteve ka treguar që është gati se e pamundshme dhe praktika të tjera të shteteve të cilat i kemi përreth që shumica e shteteve gasifikimin e kanë bërë përmes një energjie fleksibile, në këtë rast që është edhe gasi. Te pjesa e zhvillimit të projektit dy vite domethënë është zhvilluar projekti, në ekipin tonë kemi pasur tetë eksperët vendorë sepse ashtu është kërkuar marrëveshja e cila është krijuar, domethënë është nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dhe është ndarë një fond nga MCC-ja për zhvillimin e këtij projekti”, tha Kryeziu.

Ndërsa, Learta Hollaj, eksperte e zhvillimit të qëndrueshëm u shpreh se projekti i gazit amerikan ka rëndësi të njëjtë me sigurinë nacionale.

“Do të nisë nga një premisë e cila na ka shërbyer neve sa ishim në Presidencë, në Kuvend e që është besimi. Besimi si një shtyllë, si një përbërës kryesorë për ndërtimin e raporteve bilaterale dhe multilaterale dhe në këtë pikë unë them përgjigjja që japim për energji është edhe një reflektim i asaj se sa i besojmë ne aleatit tonë më strategjik ShBA-ve. Është trajtuar këtë ditë me të drejtë nga njerëz që janë në këtë tryezë duke filluar nga Laura, Dardani, Oda Amerikane, kjo temë edhe nga prizma e asaj që si energjia është e barabartë me sigurinë nacionale, por njëkohësisht është edhe një parametër që ka tepër rëndësi në atë se si pozicionohemi ne në aspektin gjeopolitik. T’i thuash po energjisë në këtë pikë është në fakt një sigurim tutje i ankorimit tonë në NATO, por edhe njëkohësisht mund të shkojë aq larg ta them është edhe një ndërtim i shtylles tjetër të sigurisë sa edhe prezenca e KFOR-it të themi në Kosovë”, tha Hollaj.

E, Dardan Sejdiu, ekspert i ekonomisë u shpreh se gazi është urë për një të ardhme e cila kërkon infrastrukturë që mundëson në lloj industrializimi e zhvillimi të vendit.

“Domethënë një pjesë e madhe e diskutimit u trajtu, unë realisht do të mundohem me folë pak në një drejtim tjetër, Learta dhe Laura spjeguan edhe logjikën edhe arsyeshmërinë, por një gjë që e tha Learta pak më shumë kish me qenë pikënisja e diskutimit tem, gazi është urë, gazi nuk është destinacion final. Gazi është urë për një të ardhme e cila e lypë një infrastrukturë që e mundëson në lloj industrializimi e zhvillimi të vendit. Mos të harrojmë Kosova është pa ambicie sa i përket industrisë edhe zhvillimit ekonomik. Ambiciet tona fatkeqësisht janë reduktuar në si me thënë kalimin e vitit në vit. Ambiciet tona ekonomike zhvillimore janë reduktuar në shpenzime buxhetore dhe sektori privat e një mendim zhvillimor është komplet i tkurrur në diskutime unë besoj goxha problematike. E para mendoj që kur flasim për gazin e para që duhet me folë është interkoneksioni, pra infrastruktura. Më pastaj se si e zhvillojmë atë infrastrukturë varet edhe prej një ambicies edhe idesë zhvillimore që e kemi. Në çfarëdo industrie, ku eksportojmë, ne ballafaqohemi edhe me një problem tjetër. Çdo ditë e më shumë Bashkimi Evropian, është duke organizuar tregun e vet rreth parametrave që lidh në agjendën e gjelbër. E dyta që për mua është tepër me rëndësi është kjo mungesa e ambicies, unë fatmirësisht ende besoj që optimizmi është aset strategjik, fatkeqësisht në këtë vend po e di që optimizmi nuk është një term i dashtun e i duhun po unë besoj që optimizmi është aset strategjik”, tha Sejdiu.

By admin2