Pesë zjarre aktive në vend, më së shumti janë kapluar vegjetacioni i thatë dhe mbeturinat

Në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapura deri sot në orën 12. Prej tyre, pesë janë ende aktive, ndërsa të tjerët u shuan, informuan nga Qendra për menaxhim me kriza.

Nga zjarret aktive, i pari është në territorin e komunës Shuto Orizarë – afër “Xhidi Komerc”, ku po digjen mbeturina dhe bar i thatë. Zjarri i dytë është në komunën Nagoriçan i Vjetër – fshati Rugince, ku janë kapluar vegjetacioni i ulët dhe bari i thatë. Pylli po digjet në fshatin Sretenovë, komuna e Dojranit. Dy të tjerët janë në territorin e Velesit, afër autostradës Veles – Shtip afër Çolloshevës ku janë përfshirë vegjetacioni i ulët dhe bari i thatë, ndërsa në deponinë e qytetit po digjen mbeturinat.

Nga zjarret e shuara sot, njëri ishte në komunën Dollnen – fshati Zhitoshë, në afërsi të shkollës, janë kapluar nga zjarri vegjetscioni i ulët dhe bari i thatë. Zjarri tjetër ishte në rajonin e fshatit të Manastirit Kukureçani, ku janë djegur mbeturina.

By admin2