Kryetari Gashi i informoi mediat rreth aktiviteteve të ardhshme të Kuvendit

Pas përfundimit të koordinimit me koordinatorët e grupeve parlamentare, Kryetari i
Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti brifing joformal me përfaqësuesit e mediave, në të cilin i
informoi rreth aktiviteteve të planifikuara të Kuvendit gjatë muajit korrik.
Në fjalimin e tij, Kryetari Gashi informoi se diskutimi i amendamenteve për Propozim-
Ribalancin e Buxhetit do të fillojë më 8 korrik. Janë parashtruar gjithsej 224 amendamente.
Theksoi se seanca plenare për rikonstruimin e Qeverisë do të fillojë më 13 korrik dhe është
planifikuar të zgjasë dy ditë.
Njëkohësisht, njoftoi se seancë kushtuar pyetjeve të deputetëve të opozitës do të mbahet
në mes të muajit, ndërsa Propozim-Ribalanci i Buxhetit pritet të vihet në rendin e ditës në
seancë plenare në fund të korrikut. Seanca për pyetjet e deputetëve është planifikuar për
30 korrik.
Pas fjalimit të hapjes, Kryetari Gashi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilat kryesisht
lidheshin me rikonstruimin e Qeverisë dhe Kodin Zgjedhor.

By admin2