Konsullata serbe në Shkodër, Hoxha: Politika e jashtme bazohet në interesin kombëtar, jo në emocione

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha ka reaguar pas debatit për hapjen e mundshme të konsullatave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Hoxha tha se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një konsullate në Shkodër.

“Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se procesi do të ecë përpara pasi palët të bien dakord për të gjitha aspektet dhe detajet, duke theksuar se reciprociteti është një parim i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet shteteve.

“Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Hoxha.

By admin7