Hamza akuzon Kurtin: Kjo është mungesë serioziteti, papërgjegjësi ndaj vendit!

Bedri Hamza e ka akuzuar Albin Kurtin për mungesë serioziteti dhe përgjegjësie pas ndërprerjes së seancës së sotme.

“Siç e patë, kjo është mungesë serioziteti dhe përgjegjësie nga Vetëvendosje. Po vazhdojnë sjelljet e papërgjegjshme të tyre. Po bëhet abuzim edhe me pozitën e kryesuesit. Kosova vazhdon me vakum institucional dhe kjo e dëmton vendin. S’kemi nevojë ne të takohemi sepse ka mungesë serioziteti për tërë procesin. Kushtetuta është e qartë, kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit”, ka thënë Bedri Hamza./Indeksonline/

By admin7