Grabitje me armë në Gjakovë, Policia: Një person i plagosur

Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, ka ndodhur një grabitje në një objekt afarist, gjatë së cilës janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informacion përmes linjës zyrtare telefonike lidhur me një grabitje të ndodhur në një objekt afarist, në rrugën ‘Sylejman Hadum Aga’ në Gjakovë, gjatë së cilës kishte të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka thënë Krasniqi./IndeksOnline/