Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i shoqëruar nga ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash, ka qëndruar sot në Strugë, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, për të diskutuar projektet aktuale dhe investimet e nevojshme për zhvillimin e qytetit dhe fshatrave përreth, njofton KOHA.
Sipas Mexhitit, në qendër të diskutimeve kanë qenë përmirësimi i infrastrukturës, realizimi i Korridorit 8, zhvillimi i turizmit dhe menaxhimi i bregut të Liqenit të Ohrit, si çështje me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Strugës.
Njoftimi i plotë i Izet Mexhitit:
Sot jemi në Strugë, dhe ditën e nisëm me kryetarin Mendi Qyra, për të diskutuar projektet që po realizohen dhe investimet që i duhen qytetit dhe fshatrave përreth.
Bashkë me ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe kryetarë komunash, folëm për infrastrukturën, Korridorin 8, zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e bregut të liqenit.
Për t’i çuar përpara këto projekte, duhet bashkëpunim i vazhdueshëm mes komunës dhe institucioneve qendrore. Prandaj jemi në terren, për t’i parë nevojat nga afër dhe për t’i bashkërenduar punët me ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. (koha.mk)



