Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksident

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.

Sipas njoftimit, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike, në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Ngushëllime familjarëve, lagjës sime, Nuhaj të Komogllaves si dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë tragjedi të mërgimtarëve tanë. Zoti i shpërbleftë me Parajsë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit fatal. /Klankosova.tv

By admin7