Ekskluzive | Komunikimet Kurti – Gjini në “Whatsapp”: “Mund të vij unë në Gjakovë”, “rruga që po ndiqni është e dëmshme”

Lideri i VV-së, Albin Kurti, po bën përpjeke dëshmuese për të takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.

Ky i fundit është lideri i vetëm opozitar që ka refuzuar 4 ftesat e kreut të VV-së.

Kryeministri në detyre, Albin Kurti, sot ka bërë një përpjeke të radhës për të takuar Gjinin.

Gazeta Nacionale ka siguruar komunikimin që të dy liderët kanë pasur sot në aplikacionin e “Whatsapp”.

Në këto komunikime shihet se i pari i qeverisë ka shprehur gatishmëri që të shkojë edhe në Gjakovë për të takuar Gjinin, por ky i fundit ka refuzuar.

Fillimisht, në këtë komunikim, Kurti i e ka uruar Gjinin për betimin që kanë bërë deputet e AAK-së.

“Ju uroj të gjithë deputetëve të Aleancës dhënien e betimit dje për përfaqësim me dinjitet të popullit, për kushtetutshmëri e ligjshmëri, në shërbim të interesit publik dhe të drejtave të njeriut. Uroj që punët parlamentare t’ju shkojnë mbarë, dhe sfidat politike t’i kaloni sa më lehtë. Mund të llogarisni çdo herë në komunikim të rregullt dhe bashkëpunim kolegial me ne për të mirën e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, i shkruan Kurti, ku i treguar se në mbrëmje mund të shkojë edhe në Gjakovë për ta takuar.

“Konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të (zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisë së Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë dhe e Presidentit) kërkon bashkëveprim e bashkërendim të të gjithë neve. Pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me bashkëpunim. Andaj ju ftoj që të takohemi sot pasdite në ora 16:00 në Zyren e Kryeministrit. Po ashtu, në mbrëmje mund të vij unë në Gjakovë. Me shpresë në përgjigje pozitive ju përshëndes.”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, kryetari i Aleancës ka refuzuar këtë takim.

Në përgjigjen e tij, Gjini ka thënë se partia e tij i ka bërë publike qëndrimet e saj dhe nuk ka nevojë për asnjë takim.

“Qëndrimet e Aleancës dhe të miat në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë bërë të qarta më shumë se një herë. Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë që të takohemi për këtë çështje.”, i përgjgijet Gjini.

Më pas, Gjini ia kujton Kurtit se veprimet e tij janë të dëmshme për Kosovën.

“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë. P.S. këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të rradhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”, i ka shkruar Gjini lideri të VV-së.

By admin7