Temperatura deri në 40°C, vijon vala e të nxehtit në vend

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë pasdites, në disa zona do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar, me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë e përforcuar.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Temperatura do të arrijë deri në 38°C, ndërsa indeksi UV do të jetë 8, në nivel shumë të lartë.

Periudha me mot me diell dhe shumë të nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Temperaturat ditore në disa vende do të arrijnë deri në 40°C, ndërsa temperaturat e larta do të mbeten të pranishme edhe gjatë orëve të natës.

Të enjten dhe të premten priten kushte për jostabilitet atmosferik, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

By admin7