Në emisionin “Debat me Fakte” në portalin informativ FaktiDITOR, Agron Arifi ka ngritur pikëpyetje lidhur me koston e paraparë për ndërtimin e objektit të ri në parcelën e zjarrfikësve në Tetovë.
Arifi deklaroi se, sipas studimit të fizibilitetit, në rast se Komuna do ta realizonte vetë ndërtimin e objektit, kostoja e projektit do të arrinte në rreth 28.5 milionë euro.
Megjithatë, duke iu referuar kalkulimeve të realizuara në bashkëpunim me inxhinierë të ndërtimtarisë, ai pretendon se kostoja reale e ndërtimit mund të jetë pothuajse dyfish më e ulët, përkatësisht rreth 14–15 milionë euro.
Sipas Arifit, shuma prej 28.5 milionë eurosh është tepër e lartë dhe ngre pikëpyetje mbi vlerësimin financiar të projektit.
Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje debatin mbi koston e projektit, arsyeshmërinë ekonomike të tij dhe transparencën e kalkulimeve financiare që qëndrojnë pas realizimit të ndërtimit të objektit të ri në parcelën e zjarrfikësve.



