Stresi publikon një foto misterioze, çfarë po përgatit reperi?

Reperi i njohur Stresi ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram Story.

Në fotografinë e publikuar, reperi shfaq një ambient të ndriçuar me drita vjollcë, ku vërehen pajisjet e një studioje muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo që bie në sy është emoji-ja , pa ndonjë mbishkrim apo shpjegim shtesë.

Mbetet të shihet nëse Stresi po paralajmëron ndonjë projekt të ri muzikor apo ka diçka tjetër në përgatitje.