Diskriminim apo rastësi-Vetëm 9 shqiptarë nga 310 të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë

Fakti që në listën prej 310 nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7-Maj” rezultojnë vetëm 9 shqiptarë ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta në opinion.

Në një shoqëri multietnike, përfaqësimi në institucionet e sigurisë është një çështje që kërkon transparencë dhe sqarime të plota nga institucionet kompetente. Prandaj, pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: si është bërë përzgjedhja dhe a janë respektuar kriteret e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë?

Nëse të dhënat e listës janë të sakta, diferenca është e madhe: 9 shqiptarë nga 310 të pranuar, ose rreth 2.9%.

Publiku shqiptar meriton përgjigje të qarta.

U drejtohemi publikisht përfaqësuesve shqiptarë në pushtet, të cilët janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE:

A po i shihni këto shifra? A po e ndiqni këtë proces? A po kërkoni sqarime nga institucionet?

A është kjo rezultat i kritereve të konkurrimit, apo kemi të bëjmë me diskriminim ndaj kandidatëve shqiptarë?

Dhe pyetja që shumë qytetarë po e bëjnë: A po e mbroni interesin e qytetarëve shqiptarë në institucionet ku jeni pjesë e pushtetit, apo “ua kanë zënë bishtin me derë”?

Nuk mjaftojnë deklaratat politike. Kërkohen përgjigje, dokumente dhe transparencë.

Faktiditor.info do ta ndjekë këtë çështje dhe do t’u japë hapësirë edhe institucioneve dhe përfaqësuesve politikë për të dhënë sqarimet e tyre.

UEFA ÇON GIANNI INFANTINON NË GJYKATËN ZVICERANE – AKUZA PENALE KUNDËR SHEFIT TË FIFA-s?!

By admin