Shkolla fillore Penko mbyll paralelen shqipe për ne klasën e parë?!

Shkolla “Penko” e Butelit mbyll paralelen me mësim në gjuhën shqipe. Në shkollën fillore Petar Zdravkovski- Penko në komunës e Butelit është mbyllur një paralele me mësim në gjuhën shqipe për klasën e parë. Arsyetimi është se nuk ka mjaftueshëm nxënës për regjistrim. Edhe përkundër interesimit të lartë për regjistrim të nxënësve shqiptarë, udhëheqja e shkollës siç mëson Alsat ka vendosur që këtë vit shkollor të mos pranojë fëmijë shqiptarë që jetojnë në rrugë që janë në kufi të komunës së Butelit, por adresat figurojnë në komunën e Çairit. Mbyllja e paraleles me mësim në gjuhën shqipe ka shkaktuar revoltë te mësimdhënësit, të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim. Drejtoresha e Penkos, Mevlide Kryeziu pranon mbylljen e një paraleleje më mësim në gjuhën shqipe, me arsyetimin e mungesës së nxënësve.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve që i përkasin territorit të Komunës së Butelit dhe zonës së shkollës sonë, jemi detyruar të bëjmë riorganizimin e një prej paraleleve të klasës së parë. Ky vendim është marrë në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për organizimin e procesit mësimor dhe kalimin e shkollës në mësim në një ndërrim. Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim nuk nënkupton mbylljen përfundimtare të mundësisë për hapjen e paraleleve të reja”, deklaroi Mevlide Kyreziu, Drejtore e “Petar Zdravkovski- Penko”.

•** Jemi detyruar të bëjmë riorganizimin e një prej paraleleve të klasës së parë**
• Ky vendim është marrë në përputhje me udhëzimet e MASH-it

Mbetet e paqartë se përse drejtoresha Kryeziu ka vendosur të mbyllë paralelen e klasës së parë me mësim në gjuhën shqipe edhe përkundër interesimit të nxënësve për regjistrim, ndërsa mbanë të gjallë paralele maqedonase në klasën e dytë dhe të tretë me numër tejet të ulët të nxënësve dhe nuk preken me riorganizimin. Ndërkohë klasat me mësim në gjuhën shqipe janë me numër shumë më të lartë, madje deri në 30 nxënës në një klasë.

Vendimi i drejtoreshës së shkollës fillore Petar Zdravkovski Penko, Mevlide Kryeziu për mbylljen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe vjen në kohën kur numri i nxënësve shqiptarë në komunën e Butelit vazhdon të shënojë rritje. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave për vitin e kaluar shkollor 2024-2025 në komunën e Butelit gjithsej ka 5 276 nxënës, prej të cilëve më së shumti shqiptarë, edhe atë 2 971, pastaj maqedonas 1 741, turq 230, Boshnjakë 165, romë 100, Serbë 18 dhe të tjerë.

Diskriminim apo rastësi-Vetëm 9 shqiptarë nga 310 të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë

By admin